Shqipëria

Shpërthen pusi i naftës në Ballsh, lëndohet një punëtor


Një pus Nafte ka shpërthyer në Ballsh, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një punonjës 51-vjeçar.

Sipas raportimeve, punonjësi ka marrë djegie të shumta në trup dhe është transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë.

Pusi i naftës ndodhet në vendin e njohur si Qafa e Kashit, në rrethinat e Ballshit.

Ekipi zjarrfikës ndërkaq, ndodhet në vendngjarje dhe po përpiqet të shuajë flakët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore