Lajme

Shoqata e prokurorëve i reagon shkrimit të Baton Haxhiut: U atakua figura e prokurores


Pallati i Drejtësisë.

Shoqata e Prokurorëve të Kosovës ka bërë një reagim publik ndaj shkrimit me titull: “Për “terroristin” e shkronjave, Lirimin, për Albinin dhe Rukijen, Albulenën dhe Dejonën e dashur”, të gazetarit Baton Haxhiu.

Nga shoqata shprehin shqetësim në lidhje me shkrimin e publikuar në Albanian Post, të datës 5 mars 2024, me të cilin, thonë ata “atakohet figura e prokurores Rukije Shasivari”.

“Duke e përcjell këtë rast me vëmendje të plotë dhe pas shkrimit të botuar në portalin respektiv e ndjejmë detyrimin si Shoqatë për të shprehur disa pikëpamje dhe kritika lidhur me shkrimin”, thuhet në reagimin e shoqatës.

Po ashtu, ata thonë se “dëshirojmë të theksojmë se është i ngutshëm reagimi pa e ditur epilogun e këtij rasti”.

“Duke e pasur parasysh ndikimin e rëndësishëm që media ka në formimin e opinionit publik, është e rëndësishme që raportimi të jetë i balancuar dhe objektiv”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi nëpërmjet një komunikate për shtyp të mërkurën se në çështjen e kallëzimit penal ndaj kryeredaktorit të Albanian Post, Lirim Mehmetaj, do të analizohen dhe vlerësohen veprimet e prokurores së rastit që mund t’i ketë tejkaluar kompetencat jashtëligjshëm.

Këtu mund të lexoni shkrimin e gazetarit Baton Haxhiut:

Për “terroristin” e shkronjave, Lirimin, për Albinin dhe Rukijen, Albulenën dhe Dejonën e dashur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore