Lajme

Shkon në 58 numri i viktimave nga fundosja e anijes me emigrantë në Itali


Të paktën 58 persona kanë mbetur të vdekur, pasi roja bregdetare italiane ka gjetur një anije të përmbysur, e cila kishte në bord emigrantë të jashtëligjshëm.

Ngjarja ka ndodhur pranë qytetit bregdetar të Crotone-s në rajonin e Calabria-s, siç ka bërë me dije media shtetërore italiane RAI, kur dyshohet se numri i personave në bordin e anijes, ka qenë më shumë se 100 syresh.

“Nga mesi i mëngjesit, rreth 40 të mbijetuar ishin gjetur”, tha Luca Cari, një zëdhënës i zjarrfikësve që ishin përfshirë në përpjekjet e shpëtimit.

“Për momentin ka viktima të ndryshme”, tha ai, pa specifikuar numrin e të vdekurve pasi përpjekjet e shpëtimit ishin ende duke u zhvilluar.

Agjencia italiane e lajmeve “AGI” bëri të ditur numrin e trupave të gjetur dhe tha se një foshnjë disa muajshe ishte mes të vdekurve.

Raporti i radios tha se anijet nga roja bregdetare, policia kufitare dhe zjarrfikësit ishin të përfshirë në përpjekjet e shpëtimit.

Roja bregdetare nuk ishte menjëherë e disponueshme për më shumë detaje.

Detaje për kombësitë e emigrantëve nuk janë dhënë menjëherë në raporte.

Nuk ishte menjëherë e qartë se nga ishte nisur anija, por anijet e emigrantëve që mbërrinin në Kalabri nisen kryesisht nga brigjet turke apo egjiptiane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore