Shqipëria

Shkencat ekzakte drejt zhdukjes në Shqipëri


Viti i ri akademik i gjeti universitetet në Shqipëri përballë një tkurrjeje të regjistrimit të studentëve në degën e fizikës.

Nga 90 vende të lira për pranim, për vitin 2021-2024 janë regjistruar vetëm 14 studentë.

Dekani në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Spiro Drushku, për Albanian Post ka thënë se një ndër faktorët kryesorë të tkurrjes së kësaj lënde është “faktori, tregu i punës”.

Kjo, sipas tij, mund të rrezikojë deri në mbylljen e kësaj dege.

Prej gjashtë vitesh tashmë jo vetëm Fizika, por edhe Kimia dhe ajo Industriale kanë parë rënie të aplikimeve dhe regjistrimeve në këto degë.

Në degën e kimisë, nga 100 që është kuota, janë regjistruar vetëm 14 studentë, ndërsa tek industrialja janë regjistruar 36.

Morocco, Israel to hold joint student exchange programs

Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN) përbëhet nga nëntë departamente: Biologjia, Bioteknologjia, Fizika, Informatika, Kimia, Kimia Industriale, Matematika, Matematika e Aplikuar dhe Qendra Kërkimore Shkencore e Florës dhe Faunës. Kuotën totale të pranimit në degët e saj e ka 1 mijë e 80 studentë.

Ndryshe nga FSHN-ja, që nuk po sheh një dritë jeshile në disa degë të saj, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë (FHF) akoma nuk është futur në këtë “krizë”.

Për Albanian Post, dekani i FHF-së, Sabri Laçi, ka deklaruar se, deri më tani, asnjë nga gjashtë degët e saj – Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore, Gazetari dhe Komunikim, Gjeografi, Gjuhësi, Histori dhe Letërsi – nuk rrezikon mbylljen. Kuotën totale për pranim e ka 673 studentë.

Studentët e FHF, fillojnë mësimin më 5 janar - Shijaktv.al
Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.
Kushtet që duhej të plotësoheshin

Fill pas provimeve të Maturës, nxënësit duhej të plotësonin formularin për pranimin në fakultetet ku dëshironin dhe kishin prirje.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Arsimit Rinisë dhe Sportit, për të garuar për studimet e larta, çdo maturant fillimisht duhej të përmbushte kriterin e mesatares së konkurrimit.

Kështu, sipas një vendimi të marrë më 27 janar 2021 nga Këshilli i Ministrave, saktësohet se maturantët, të cilët kanë një mesatare note mbi 6.5, kanë të drejtë të aplikojnë për t’u pranuar në institucionet e arsimit të lartë për vitin akademik 2021–2022.

Përkatësisht lejohen aplikimet në programet e studimeve të ciklit të parë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, kandidatët që kanë përfunduar me sukses arsimin e mesëm të lartë minimalisht me notë mesatare 6.5.

Fakulteti i Shkencave Sociale – Universiteti i Tiranes » PLAN – VEPRIMI FAKULTETIT TE SHKENCAVE SOCIALE NDAJ COVID -19

Për programet e studimit të gjuhëve të huaja duhej mesatare duke nisur nga nota 7, si dhe në programet e studimit të ciklit të parë “Bachelor”, të cilat japin akses në programet e ciklit të dytë master në fushën e mësuesisë kërkohet mesatare e shkollës së mesme duke nisur nga nota 7.5 dhe më lart.

Ndërsa për degët e mjekësisë u aplikua një mesatare edhe më e lartë, e cila ndryshoi në varësi të degës së përzgjedhur.

Prej gati dy vitesh auditorët ishin “bosh”, për shkak të masave kundër COVID-19.

18 tetori, mes polemikave të shumta, solli hapjen e dyerve të fakultetit dhe fillimin e mësimit me prezencë fizike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore