Shqipëria

Shkarkohet nga detyra mjekja që lëshonte certifikata vaksinimi kundrejt pagesës


Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shkarkuar menjëherë nga detyra mjeken e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes, e cila lëshonte certifikata të vaksinimit kundrejt pagesës.

Mjekja me iniciale E. N, ia ka dorëzuar këtë certifikatë një qytetari pa kryer më parë vaksinimin e tij kundër COVID-19.

Sipas një njoftimi të ministrisë, akti i kryer prej saj konsiderohet shkelje e rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve.

Ministria ka thënë se ky është një “veprim kriminal, shkelje e rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë”.

Kështu që, ministria i ka kërkuar Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore