Biznes

Shitjet e automjeteve në Evropë u rritën me 63% në mars


Shitjet e automjeteve në Evropë pësuan rritje muajin e kaluar.

Pas një niveli depresiv vitin e kaluar, për shkak të kufizimeve të lidhura me Covid-19 në tregjet kryesore, regjistrimet e makinave të reja u rritën me 63% në mars.

Kështu u shpreh të premten e 16 prillit Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automjeteve.

Fitimet mbuluan një rënie të hershme të vitit, duke lënë shitjet me 0.9% për tremujorin e parë.

Ndërsa prodhuesit e automjeteve po përfitojnë nga krahasimet e thjeshta me një vit më parë, kur vendet u bllokuan për të kontrolluar përhapjen e Covid-19.

Shitjet e muajit të kaluar u rritën madje edhe në krahasim me para-pandeminë.

Rreth 1.39 milionë automjete të regjistruara qenë më të lartat që nga qershori 2019.

Shifrat janë një zhvillim i mirëpritur për industrinë, pasi për muaj me radhë tregu i makinave në Evropë mbetet prapa rimëkëmbjeve të para në Kinë.

Shqetësimet e prodhuesve të makinave në SHBA janë zhvendosur në mënyrë dramatike nga kërkesa, në çështjet e furnizimit, me mungesën globale të çipave që pengon prodhimin për Volkswagen AG, Stellantis NV dhe Renault SA.

“Situata kritike e furnizimit global për kategori të ndryshme gjysmëpërçues aktualisht ka një efekt kufizues në këtë ngritje”, tha kryeshefi Ekzekutiv i VW Herbert Diess, të enjten, në panairin tregtar në Hannover Messe.

Marsi do të jetë një kohë e rëndësishme e vitit për industrinë e automjeteve në Evropë.

Sipas ACEA-s, regjistrimet ishin ende rreth 13% nën atë mesatare të industrisë për muajin në dekadën para pandemisë.

Ndërsa Italia, epiqendra e shpërthimit fillestar të virusit në Evropë, pa rritjen e shitjeve me gati 500% muajin e kaluar.

Ato mbetën 12% nën nivelet e 2019-s, ndërsa masat e lidhura me virusin frenuan aktivitetin ekonomik.

Prodhuesit e makinave janë përballuar me kufizimet, duke lëvizur proceset e shitjeve në internet dhe përfituar nga subvencionet qeveritare për automjetet elektrike.

Parashikuesit ekonomikë kanë thënë se perspektivat e rritjes së kontinentit mbështeten në një program vaksinimi që filloi ngadalë, por ka filluar të përshpejtohet.

Ndër pesë tregjet më të mëdha të Evropës, shitjet u rritën me 29% dhe 21% në Itali dhe Francë në tremujorin e parë. Regjistrimet ranë 15% në Spanjë, 12% në Mbretërinë e Bashkuar dhe 6.4% në Gjermani.

Industria dëshmoi një konsolidim historik gjatë tremujorit të parë, me PSA Group të Francës që u bashkua me prodhuesin e makinave italo-amerikane Fiat Chrysler për të formuar Stellantis. Rreth 47% e automjeteve të regjistruara, në tre muajt e parë të vitit, ishin modele VW ose Stellantis.

Përshtatur për Bloomberg nga Albanian Post

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore