Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 34 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 19 mijë e 901 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 39 mijë e 282 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 3 mijë e 114 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 131 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një ngritje të lartë të numrit të të infektuarve dhe se situata epidemike në vend është shumë e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 13 mijë e 340 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 579 mijë e 847 raste të infektimit.
Ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 0.84 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 25 janar 2022, në vend janë testuar gjithsej 7 milion e 936 mijë e 544 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ripërtëritja e legjitimitetit të dobësuar e largimi i fokusit nga dështimi, faktorë që detyruan Kurtin të mendojë për zgjedhje
-
Ballkani Perëndimor duhet ‘të përqafojë’ energjinë e rinovueshme për ngrohjen qendrore
-
Aktet e solidaritetit të palestinezëve do të demonizohen, por kurrë nuk kanë qenë kaq të forta
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi