Lajme

Shifra astronomike për të shkuar në hapësirë me Jeff Bezos


Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka paguar shumën marramendëse prej 28 milionë dollarësh për të qenë në bord të anijes kozmike “Blue Origin”, së bashku me manjatin amerikan të teknologjisë, Jeff Bezos, në një udhëtim hapësinor 11-minutësh përtej orbitës së Tokës.

Kompania e Bezos-it, Blue Origin, e zhvilloi auditin në fshehtësi, por identiteti i fatlumit, që do të provojë të jetë pjesë e udhëtimit të parë hapësinor komercial, do të bëhet me dije në javët në vijim.

Pjesëmarrës nga mbi 140 vende raportohet se kanë qenë pjesë e ofertave.

Çmimi i parashikuar nuk i kalonte 5 milionë dollarët, në testet që Blue Origin kishte kryer online. Por, sapo ankandi u hap, shuma u pesëfishua menjëherë duke kapur shifrën astronomike.

Dy anëtarë të tjerë do të jenë ndërkaq në bord të fluturimit. I pari, vëllai i Bezos-it, Mark. Një tjetër, do të jetë një “turist hapësinor” i panjohur.

Fluturimi do të zhvillohet më 20 korrik dhe tashmë gjithë bota i ka kthyer sytë për nga qielli i Bezos-it.

Nëse rezulton i suksesshëm, ky, do të regjistrohet si fluturimi i parë komercial hapësinor

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore