Lajme

Sheshel: Amerika dhe Britania qëndrojnë prapa intervenimit të policisë në veri


Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel

Kryetari i Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel ka komentuar situatën në veri të Kosovë pas intervenimit të Policisë së Kosovës për fillimin e reciprocitetit të targave me Serbinë.

Ai ka thënë se situate është shumë serioze dhe se shqiptarët nuk do të “guxonin” të vepronin në këtë mënyrë pa mbështetjen e fuqive perëndimore.

-“Amerikanët dhe britanikët janë prapa inkursionit të ROSU”, ka deklaruar kryetari i SRS-së, Vojislav Sheshel.

Sheshel konsideron se fuqitë perëndimore po e “masin” pulsin e Beogradit zyrtar.

“Fuqitë perëndimore po ndiejnë pulsin e Serbisë zyrtare. Serbët nga Kosova dhe Metohia reaguan së pari, dhe gjëja më e rëndësishme është që ata të ruajnë unitetin dhe vendosmërinë”, ka deklaruar Sheshel duke shtuar se ata (serbet lokal) nuk duhet të bien në “provokime”.

Sipas Sheshelit, Serbia duhet të ndërhyjë menjëherë me forcë po që se Policia e Kosovës ‘qëllon e para”.

“Ata nuk duhet të qëllojnë së pari, por që nëse shqiptarët qëllojnë mbi ta, atëherë ushtria serbe dhe policia serbe duhet të ndërhyjnë”.

Protestuesit serbe gjatë bllokimit të rrugës me kamionë në Jarinje pas fillimi të implementimit të reciprocitetit të targave me Serbinë

Kreu i radikalëve serb tha se Serbia duhet të paralajmërojë të gjithë botën se shqiptarët po bëjnë diçka që është e papranueshme.

“Nëse ka gjakderdhje, atëherë loja ka mbaruar”, ka deklaruar ai.

Ani pse Sheshel ka deklaruar për një dialog me të gjithë, por që kusht për vazhdimin e procesit të negociatave sipas tij duhet të jetë “themelimi” i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka thënë ai në emisionin e mengjesit në Pinktv.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore