Lajme

Shefi i ri i Këshillit premton “fund të luftës” në Jemen


Presidenti i Jemenit, Abd-Rabbu Mansour Hadi

Shefi i ri i Këshillit Presidencial në Jemen ka thënë se ai do t’i jap fund luftës shtatë vjeçare përmes një procesi të paqes, në fjalimin e tij të parë, prejse këtij trupi i është deleguar fuqia nga presidenti që mbështetet nga Sauditët këtë javë.

“Lidershipi i Këshillit i premton popullit se do t’i jap fund luftës dhe do të arrijë paqe përmes procesit të paqes që u garanton aspiratat e tyre shtetasve të Jemenit”, deklaroi Rasha al-Alimi, në një fjalim në televizion të premten.

Presidenti, Abd-Rabbu Mansour Hadi, që aktualisht është në Riad, i ka deleguar pushtetin Këshillit dhe ka shkarkuar zëvendësin e tij të enjten, derisa Arabia Saudite bëri lëvizje për forcimin e një aleance të rebelëve anti-Houthi mes përpjekjeve të udhëhequra nga OKB për të ringjallur negociatat e paqes.

Al-Alimi, që ka lidhje të forta edhe me Riadin edhe me bllokun prominent jemenas, partinë Islah, tha në fjalimin e tij se Këshilli do të punojë që të merret me “sfidat në të gjitha fushat në Jemen pa kurrfarë diskriminimi, dhe pa kurrfarë përjashtimit”.

Lufta deri tani ka lënë dhjetëra-mijëra të vdekur, ka shkatërruar ekonominë dhe ka sjellur Jemenin në krizë urie. Konflikti shihet gjerësisht si luftë Proxy mes Arabisë e Iranit.

Houth-it e lidhur me Iranin thonë se ata po luftojnë një sistem të korruptuar dhe një agresor të jashtëm (Arabinë).

Riadi, që ka gjetur vështirësi në tentimin për ta ndalur luftën në Jemen, ka lutur Këshillin që të negocioi një marrëveshje me Houthit nën direktivat e OKB-së, për “një zgjidhje të duhur dhe finale”.

Ende nuk ka pasur një përgjigje nga ana e Houthi, për fjalimin e al-Alimit.

Jemen: Luftetaret Houthi duke mbajtur nje arkivol te nje ushtari te vdekur ne luftime me forcat e qeverise

Shefi negociator i Houthi-ve, Mohammed Abdulsalam, foli për formimin e Këshillit të enjten, por vetëm duke e quajtur këtë lëvizje një farsë dhe “një tentim i dëshpëruar për të ristrukturuar radhët e mercenarëve dhe për t’i shtyrë drejt një eskalimi akoma më të madh”.

Arabia Saudite ka njoftuar një ndihmë financiare prej 3 miliardë dollarësh për qeverinë në Jemen.

Edhe Ministrat e Këshillit të Bashkëpunimit të shteteve të Golfit, kanë dhënë mbështetjen për Këshillin dhe duan fillim të negociatave me houth-it nën ndërmjetësimin e OKB-së, që “të arrihet një zgjidhje finale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore