Lajme

SHBA/Zyrtarët amerikanë nuk e dinë se ku janë ventilatorët e “administratës Trump”


Një raport i ri nga Zyra e Përgjegjësisë së Qeverisë (GAO), tregon se administrata Trump ka shpenzuar 200 milionë dollarë për të dërguar 8 mijë e 700 ventilatorë në shtetet e tjera. Kjo ka ndodhur gjatë pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar.

Zyrtarët shprehen se nuk e dinë se ku janë shumë prej tyre.

Mënyra e shpërndarjes sipas raportit është ende e paqartë.

Shteti i Salvador-it mori 600 ventilatorë kur kishte 74 raste të reja në ditë me COVID-19. Hondurasi, i cili kishte 161 raste në ditë iu dhanë vetëm 210 ventilatorë.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), po gjurmon vendndodhjen e tyre.

Përpjekja, e drejtuar nga Shtëpia e Bardhë, ishte një iniciativë e pazakontë. Presidenti Donald Trump vitin e kaluar u mburr me suksesin e SHBA-së në prodhimin e makinerive dhe e shpalli atë “mbretin e ventilatorëve”, duke premtuar dhurime për vendet e huaja.

“Këta ventilator nuk ishin në planin strategjik të shtetit”, tha David Gootnick, drejtor i çështjeve ndërkombëtare, për raportin.

Shumë punonjës të administratës Trump nuk iu përgjigjën pyetjeve të raportit për ndarjen e pabarabartë të ventilatorëve.

Është e pakuptueshme se si shtetet e pasura si Italia morën donacione. Në raport cilësohet se edhe vendet pa asnjë rast ditor me coronavirus kanë marrë pajisje të tilla.

Gazeta investigative, Pro Republika, raportoi vitin e kaluar për një paqartësi në shpërndarjen e ventilatorëve. Gjetjet e GAO-s e vërtetuan këtë raport.

Raporti zbuloi se në pothuajse gjysmën e vendeve që morën ventilator, kostoja e dhurimit të tyre ishte më e lartë se ajo e financimit të coronavirus-it që USAID-i u dha vendeve.

Ventilatorët përdoren për të ndihmuar pacientët të marrin frymë. Ato kanë qenë të domosdoshëm në shumë raste për mbajtjen gjallë të personave me COVID-19.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore