Bota

SHBA sanksionon Njësinë ruse KVT-RUS


Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po vendosin sanksione ndaj njësisë me bazë në Rusi, KVT-RUS. Gjithashtu kanë identifikuar anijen FORTUNA si pronë të bllokuar.

KVT-RUS është sanksionuar në përputhje me seksionin 232 të Aktit të Kundërvënies së Armiqve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA).

Ky akt përfshin shitjen, dhënien me qira si dhe sigurimin e Federatës Ruse për mallrat, shërbimet, teknologjinë, informacionin dhe mbështetjen për ndërtimin e tubacioneve ruse, të eksportit të energjisë.

SHBA do t’i bazojë veprimet e mëtejshme në CAATSA-s dhe në Aktin e Mbrojtës të Sigurisë së Energjisë Evropiane (PEESA).

Nord Stream 2, do t’i sigurojë Rusisë mjetet e nevojshme për të anashkaluar plotësisht Ukrainën, duke e privuar atë nga të ardhurat jetësore.

Gjithashtu Ukraina i ka kapacitetet për të reaguar ndaj veprimeve agresive ruse, duke përdorur burimet natyrore si presion politik ndaj Evropës Perëndimore.

SHBA do të vazhdojë të punojnë me aleatët e saj për t’i siguruar  Evropës një rrjet të furnizimit me energji, që nuk dëmton sigurinë kolektive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore