Biznes

SHBA/Para e “madhe” pas fushatës së Trump dhe Biden


Miliarderët luajnë një rol të madh në ekonomi përmes kompanive që ata drejtojnë, në shoqëri përmes produkteve që hedhin në treg, dhe në politikë përmes kandidatëve që ata financojnë.

Në skenën politike, miliarderët nuk kanë patur rol të drejptpërdrejtë. Vetëm një miliarder është ulur në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa më shumë se 230 të tjerë po shpenzojnë para për ta ndihmuar, ose për ta “dëbuar”.

Revista amerikane, Forbes ka gjurmuar se ku kanë vendosur baste njerëzit më të pasur të Amerikës deri në zgjedhjet e vitit 2020.

“Forbes” shkruan se Donald Trump, i cili mori detyrën në 2017 është financuar tre vjet me rrallë në fushatën e tij. Nga gjurmimi rezultoi se rreth 101 miliarderë dhe bashkëshortët e tyre kanë dhuruar 25.8 milionë dollarë për të.

Joe Biden ndonëse filloi  më vonë fushatën e tij, në fund të Prillit 2019, ka arritur të sigurojë para të financuara nga 134 miliarderë, sipas një analize të Komisionit Federal të Zgjedhjeve.

Fushata e tij u financua me 13.4 milionë  dollarë më pak se ajo e Trump-it.

Vlen të përmendet se të dy kandidatët mblodhën më shumë donatorë përmes rolit të tyre në investime dhe financa sesa çdo industri tjetër.

Zonat elektorale të Biden-it dhe Trump-it ndryshojnë. Biden dominon Kaliforninë ku  ka 84% të donatorëve miliarderë. Trump sundon Teksasin, ku ai mori 88% të mbështetjes.

Një pjesë e donatorëve të përfshirë, kanë bërë bujë në Washington si Adelson, Soros dhe Bloomberg shkruan Forbes./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore