Lajme

SHBA-ja miraton dozën e vaksinës për personat më të ndjeshëm


Miratohet doza shtesë e vaksinës kundër COVID-19, nga rregullatorët amerikanë për personat me sistem të dobët imunitar, me qellim që kjo dozë e vaksinës do i mbrojë më mirë këta persona.

Kjo është bërë e ditur në një njoftim të Administratës amerikane për Ushqim dhe Ilaçe më 12 gusht, për vaksinat e kompanive Pfizer dhe Moderna.

Kjo vlen për të gjithë ata që janë më të ndjeshëm për shkak të transplantit të organeve, kancereve të ndryshme dhe problemeve tjera shëndetësore.

Po ashtu edhe shtetet e tjera si Francën dhe Izraelin, kanë bërë rekomandime të ngjashme në favor të popujve të tyre.

“Përmes këtij hapi synojmë të sigurojmë që më të ndjeshmit janë të mbrojtur më mirë kundër koronavirusit”, ka deklaruar Rochelle Walensky, drejtori i Qendrave për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC).

Miratimi i dozës shtesë do të vlejë për rreth tre për qind të të rriturve amerikanë dhe nuk është thirrje për popullsinë e përgjithshme që të marrë një dozë përforcuese.

Zyrtarët amerikanë për shëndetësi vazhdojnë të monitorojnë nëse imuniteti i krijuar nga vaksina dobësohet mjaftueshëm që të jetë e nevojshme një dozë shtesë për secilin.

Deri më tani vaksinat vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje për popullsinë në përgjithësi, kanë thënë ata.

Kjo vjen si rezultat i variantit “Delta” që po vazhdon të përhapet me shpejtësi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po ashtu gjithandej në botë.

Në SHBA janë duke rapotrtuar numrin më të lartë të të infektuarve dhe të shtrirëve në spital.

Mesatarja ditore e infektimeve të reja në SHBA arrin në 110 mijë persona.

Po ashtu as SHBA-të nuk i kanë shpëtuar dëshnmive të vaksinimit të popullatës për të hyrë në restorante, bare, palestra, clube të natës.

Kryetari i qytetit të Kalifornias, ka thënë se ky vendim mëton të mbrojë punëtorët shëndetësorë, konsumatorët dhe gjithë qytetin.

Ky vendim do merret edhe në SHBA, që nga 20 gushti i këtij viti dhe pritet të jetë më i rreptë sesa ai i New York, pasi autoritetet atje kërkojnë dëshmi për marrje të të paktën një doze të vaksinës, për të fituar qasje në aktivitete të brendshme.

Deri më tani, 50.3 për qind e popullsisë amerikane me rreth 330 milionë banorë, është vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.

Sipas CDC-së, disa të dhëna sugjerojnë se varianti Delta mund të shkaktojë sëmurje më të rëndë sesa variantet tjera.

Në dy studime të ndryshme nga Kanadaja dhe Skocia, pacientët e infektuar me variantin Delta, kanë pasur më shumë gjasa për hospitalizim, sesa pacientët e infektuar me variantin Alfa, apo variantin origjinal të koronavirusit.

Personat e pavaksinuar mbeten shqetësimi më i madh. Ndonëse numri më i madh i të infektuarve përbëhet nga të pavaksinuarit, edhe individët e vaksinuar plotësisht, të cilët kanë simptoma, mund ta bartin infeksionin te të tjerët.

Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) janë duke analizuar të dhëna nëse personat e vaksinuar plotësisht, të cilët janë të infektuar, por nuk kanë simptoma, mund ta bartin virusin.

Mirëpo personat të cilët nuk e kanë marr vaksinat kanë shumë më shumë gjasa të bien në kontakt shumë më lehtë me virusin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore