Kosova

“SHBA-ja, BE-ja e NATO duhet të reagojnë ndaj idesë së “botës serbe”


Profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer

Profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Serwer, në një intervistë për gazetën boshnjake “Dnevni Avaz” ka thënë se “SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe NATO duhet ta njohin ideologjinë e “botës serbe” si anti-demokratike dhe ta kundërshtojnë kategorikisht atë”.

“Aleksandar Vulin është bërë zëdhënësi kryesor i idesë ‘bota serbe” që i atribuohet presidentit Aleksandar Vuçiq. Kjo ide është një version i nxehtë i “Serbisë së madhe” të Sllobodan Millosheviçit, që dështoi të realizohej, pasi humbi katër luftëra në vitet 1990-ta”, ka thënë Serëer.

Sipas tij, “mundësitë për këtë janë të vogla, dhe Serbia ka tetë fqinj”.

“Gjitha shtetet fqinje kanë minoritete serbe, ndonëse në Bullgari numri është shumë i vogël. Gjashtë nga këto shtete janë anëtare të NATO-s (Kroacia, Bullgaria, Hungaria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Rumania). Dy të tjerat janë nikoqire të trupave të BE-së dhe NATO-s, që janë të përkushtuar për mbrojtjen e integritetit territorial të tyre, e këto janë Bosnjë-Hercegovina e Kosova”.

“Çfarë ndodhi kur Serbia në vitet e 90-ta tentoi të zgjerojë territorin e saj politik dhe të bashkojë disa prej atyre pakicave në një shtet? Luftë në Slloveni, Kroaci, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë dhe me NATO-n. Rezultati është që serbët nga ato shtete ikën në Serbi dhe asnjë pëllëmbë e vendeve fqinje nuk iu dha Serbisë”, deklaroi Serëer.

Ai thekson se “bota serbe” është rrezik dhe kërcënim ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon, derisa ka shtuar se “deklarimet e Vuçiçit se nuk do të shtihet asnjë plumb janë të zbrazëta”.

“Nëse ai vërtetë do të besonte në këtë, nuk do të armatoste Serbinë me armë ruse e kineze. Ai mendon, se nëse Serbia bëhet mjaftueshëm e fortë, fqinjët e saj do të heqin dorë nga territori, e nuk do të rrezikojnë luftë. Nuk ka asnjë arsye për të menduar se kjo do të ndodhë apo se Serbia nuk do të përdorë armë nëse e mendon, si Millosheviçi, se mund të fitojë”, thotë Serëer.

Serwer beson se Vuçiçi është i gatshëm të heq dorë nga okupimi i plotë i Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës.

“E gjitha që do ai është ‘pjesë serbe’, rreth 15 për qind të Kosovës dhe 49 për qind të Bosnjë-Hercegovinës. Ai do të ishte i lumtur me një ‘copë’ të Kroacisë, e ndoshta kjo është Sllovenia Lindore. Dëshiron tërë Malin e Zi. Është koha e fundit që Brukseli t’i thotë se BE-ja më nuk do të pretendojë se anëtarësimi është një mundësi për një vend që kultivon ambicie territoriale dhe nuk respekton kufijtë e fqinjëve të saj. Është koha që edhe Ëashingtoni të jep sinjale të qartë se NATO do të mbrojë të gjithë fqinjët e Serbisë nga qëllimet e Beogradit”, potencoi Serëer.

Deklaratat për krijimin dhe bashkimin e “botës serbe” nga Aleksandër Vulin

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin, në 13-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Socialiste serbe, ka vazhduar retorikën e kamotshme nacionaliste serbe, duke u fryrë emocioneve të së kaluarës.

“Detyrë e gjeneratës sonë është krijimi i botës serbe, bashkimi i serbëve kudo që janë”.

Ai ka thënë se, në mënyrë që kjo të jetë e mundur, duhet vetëm “ta ruajmë” dhe “ta vazhdojmë politikën e presidentit Vuçiç”.

Ndër të tjera, ai shtoi se populli serb nuk ka të drejtë të tërhiqet nga ideja e unifikimit dhe “nuk kanë të drejtë të heqin dorë nga bota serbe”.

“Dhe në mënyrë që bota serbe të ngrihet, Serbia duhet të jetë e fortë ekonomikisht, e mirëqeverisur, dhe të ketë ushtri të aftë për ta ruajtur edhe Serbinë, edhe serbët kudo që janë. Që kjo Serbi të jetë, ne duhet me çdo kusht të vazhdojmë politikën e Vuçiç-it”.

Edhe anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, theksoi të mërkurën se e mbështet plotësisht idenë Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandar Vulin, për krijimin e së ashtuquajturës “botë serbe”, e cila, sipas tij, “nuk do të drejtohej kundër askujt”, por qëllim të vetëm do të kishte “bashkëpunimin dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe kulturor serb”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore