Bota

SHBA/Ish-presidentët dënojnë dhunën në Capitol


Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama pas dhunës në Capitol i kërkoi republikanëve të “zgjedhin realitetin dhe të  ndërmarrin hapat e parë për të  shuar flakët”.

“Historia me të drejtë do të kujtojë dhunën e sotme në Capitol, të nxitur nga një president në detyrë, i cili ka vazhduar të gënjejë pa pasur baza për rezultatin ligjor të zgjedhjeve. Ky është një moment çnderimi dhe turpi të madh për kombin tonë. Do të tallnim veten nëse do të mendonim kjo ishte një surprizë”, tha Obama,

“U ndjeva i ngazëllyer që  pashë shumë anëtarë të partisë së Presidentit  të ngrinin zërin plot  forcë sot. Zërat e tyre i shtohen shembullit të shteteve republikane dhe zyrtarëve lokalë të zgjedhjeve në shtetet si Georgia, të cilët refuzuan të intimidohen.  Ata hoqën dorë nga detyrat e tyre me nder. Na duhen më shumë udhëheqës të tillë. Pikërisht tani dhe në ditët, javët dhe muajt në vijim, ndërsa Presidenti i Zgjedhur Biden  do të punojë për të rivendosur një qëllim të përbashkët në politikën tonë na takon të gjithëve ne si amerikanë, pavarësisht partisë, ta mbështesim atë në këtë qëllim “, shkruan Obama në deklaratën e tij.

Ish-presidenti  i Shteteve të Bashkuara, George W. Bush  ka dënuar sulmet në ndërtesën e Capitol-it.

Edhe pse Bush nuk e ka përmendur emrin e presidentit Trump, ka një referencë të qartë në deklaratën e tij,  për Trump-in dhe republikanët e tjerë kur ish presidenti thotë :

“Që pas zgjedhjeve jam tmerruar nga sjellja e pamatur e disa prej drejtuesve dhe nga mungesa e respektit të treguar sot për institucionet tona, për traditën tonë dhe zbatimin e ligjit”.

Ish-Presidenti  i Shteteve të Bashkuara,  Bill Clinton denoncoi dhunën në Capitol, duke thënë në një deklaratë:

“Sot ne u përballëm me një sulm të  paprecedentë ndaj Capitol-it tonë, Kushtetutës sonë dhe vendit tonë”.

“Ky sulm vjen si pasojë e më shumë se katër viteve politikë helmuese. Kësaj politike që ka përhapur dizinformata të qëllimshme, ka mbjellur mosbesim në sistemin tonë dhe ka kundërvënë amerikanët kundër njëri-tjetrit. Këto trazira u nxitën nga Donald Trump-i dhe mbështetësit e tij të flaktë, duke përfshirë shumë kongresmenë, me qëllimin për të përmbysur  rezultatet e  zgjedhjeve që ai humbi “ , deklaron Clinton.

Bill Klinton shtoi se transferimi paqësor i pushtetit duhet të vazhdojë.

“Zgjedhjet ishin të lira, votimi ishte i saktë, rezultati është përfundimtar. Duhet të përfundojmë një transferim të paqtë të pushtetit sipas dispozitave kushtetuese. Gjithmonë kam besuar se Amerika përbëhet nga njerëz të mirë dhe të ndershëm.  Akoma besoj. Nëse jemi vërtet të tillë, duhet të refuzojmë dhunën e sotme, të kthejmë faqen dhe të ecim përpara së bashku. Duke nderuar Kushtetutën tonë duke qëndruar të përkushtuar ndaj një qeverie të njerëzve, nga njerëzit dhe për njerëzit “, përmbylli Clinton./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore