Boterori 2022

SHBA dhe Uellsi ndahen në paqe


Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Uellsi janë ndarë në barazim me rezultat 1:1 në ndeshjen e tyre të parë në Kupën e Botës, Katar 2022.

e kanë nisur me këmbë të mbarë aventurën në Kupën e Botës, teksa në ndeshjen e parë e mposhtën Uellsin me rezultat minimal 1:0.

Loja nisi me shumë kujdes nga dyja skuadrat, të cilët kryesisht arritën të mbroheshin mirë.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 36-të, kur futbollisti i Lille, Timothy Weah, shfrytëzoi më së miri një asistim perfekt nga Christian Pulisic, për t’i kaluar amerikanët në epërsi.

Pjesa e parë nuk dhuroi më gola, derisa në të pamë katër kartonë të verdhë – nga dy për secilën skuadër.

Edhe pjesa e dytë nisi njëjtë sikurse e para, e qetë me pak raste për shënim, derisa shansi i parë u shënua në minutën e 65-të për Uellsin.

Fillimisht Ben Davies nga një distancë e afërt godet me kokë, por ndalet nga portieri amerikan.

Pastaj nga goditja e këndit uellsianët rrezikojnë edhe njëherë Kieffer Moore, por goditja e tij shkon ngjitur me transversale.

Megjithatë, Uellsi arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 82-të, kur nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë ish-ylli i Real Madrid-it, Gerath Bale.

Në vazhdim, dyja skuadrat u treguan të kujdesshme për të mos pësuar më gola dhe për të dalë me nga një pikë nga ky takim.

Në ndeshjen e ardhshme SHBA-të do të ballafaqohen me Anglinë, ndërsa Uellsi do të luajë me Iranin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore