Bota

SHBA/DASH: Diplomatët amerikanë të ndalojnë postimet në media sociale


Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), i ka kërkuar trupës diplomatike amerikane të mos postojë më në media sociale, protestat e dhunshme dhe bastisjen e Capitol-it.

Ky lajm u bë i ditur nga CNN. Sipas burimeve të tyre, këto kërkesa ndodhin vetëm në raste të fatkeqësive natyrore ose sulmeve terroriste.

Zëvendës-sekretarja e Diplomacisë dhe Punëve Publike, Evelyn Lieberman, i ka dërguar një njoftim diplomatëve amerikanë në botë.

Nëpërmjet njoftimit, është urdhëruar “ndalimi i postimeve në media sociale”. Gjithashtu është kërkuar “fshirja e çdo përmbajtjeje të lidhur me protestat në SHBA”.

Ndërkohë, profilet e lidhura me Departamentin e Shtetit do të pezullohen përkohësisht.

Një mesazh i dytë është dërguar, ku është shpjeguar se direktivën e ka dhënë Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo. Kjo gjë, është marrë si kërkesë për të mos publikuar çështje delikate të SHBA-së. Mbi të gjitha, pikëpamjet e diplomatëve amerikanë në botë mbi ngjarjen, nuk duhet të bëhen publike në media sociale.

Vetë Pompeo, ka qenë i heshtur në, duke shmangur postimet.

Situata ka lënë ambasadat amerikane në botë në pamundësi për t’iu përgjigjur pyetjeve të shumta që vijnë për situatën në SHBA.

Disa prej diplomatëve, kanë replikuar në postimet e bëra nga zëvendëspresidenti Mike Pence. Ata kanë komentuar se dhuna duhet të ndalojë menjëherë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore