Lajme

SHBA/ Arrihet marrëveshje për ndarjen e senatit 50-50


Në të majtë, Kreu i Republikanëve në Senat Mitch McConnell. Në të djathtë, Kreu i Demokratëve në Senat Chuck Schumer.

Në parim është arritur një marrëveshje për ndarjen e pushtetit në Senat 50 me 50. Udhëheqësi i Shumicës së Senatit, Chuck Schumer, njoftoi se ndarja e pushtetit i përjashtonte demokratët të merrnin nën kontroll komitetet.

“Jam i lumtur të raportoj këtë mëngjes se drejtuesit e të dy palëve kanë përfunduar rezolutën organizuese për Senatin. Ne do të kalojmë rezolutën përmes Senatit ditën e sotme, më 3 shkurt. Komitetet mund të ngrihen menjëherë dhe të fillojë bashkëpunimi me demokratët”.

Demokratët morën kontrollin e Senatit në janar pasi fituan dy vende në Georgia dhe në Shtëpinë e Bardhë. Sidoqoftë, një ngërç ka penguar që partia të marrë kontrollin e komiteteve kryesore. Dhoma po funksionon sipas rregullave të fundit të Kongresit, që kur republikanët ishin në krye.

Ngërçi politik ka vonuar shqyrtimin e të nominuarve të Kabinetit, përfshirë nominimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Merrick Garland. Pritet që prokurori të ketë mbështetjen e të dy partive.

Demokratët do të mbajnë kryesitë e komisioneve.  Ata do të përcaktojnë rendin e ditës. Schumer-it  do t`i jepet titulli i drejtuesit të shumicës. Zëvendëspresidentja e zgjedhur, Kamala Harris do të jetë vendimtare.

Pritet që Schumer dhe McConnell të përfundojnë marrëveshjen e tyre. Më pas këto procedura do të ratifikohen.

Demokratët kishin një kryesim të ngushtë në të dy dhomat e kongresit. Pavarësisht se demokratët kryesojnë, Biden po përballet me disa sfida në lidhje me miratimin e axhendës së tij.

Harris ishte një prej 100 senatorëve amerikanë. Pas betimit si zëvendëspresidente ajo është edhe kryetare Senati. Si kryetare e Senatit, Harris, ka votën përcaktuese. Me anë të shumicës ai mund të miratojë ligje apo të emërojë zyrtarë të ndryshëm.

Rregullat e vjetra të senatit kërkonin që tre të pestat, ose 60 senatorë, të votonin për të përfunduar debatin. Për të miratuar axhendën e administratës së Biden-it do të duheshin 50 demokratë dhe 10 republikanë. Ky proporcion është i nevojshëm për të  miratuar edhe paketën  për lehtësimin e SHBA-së nga COVID-19.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore