Jetesë & Stil

Sfilata e ‘Savage X Fenty Vol 3’ dhe prurjet e reja


Sfilata e fundit e Rihanna-ës ‘Savage X Fenty Vol 3’ ishte padyshim një nga sfilatat më seksi të modës e cila është zhvilluar kohëve të fundit.

Vepra speciale e shumëpritur e Rihanna-ës ‘Savage X Fenty Vol. 3’ u shfaq edhe në Amazon Prime Video ditën e djeshme.

Kjo sfilatë ishte plot me njerëz të famshëm që bënë një prezantim të mahnitshëm të veshjeve dhe të të brendshmeve të markës së miliarderes së famshme.

Ajo çfarë ra në sy dhe mori vëmendjen e të gjithëve ishte paraqitja e nënave modele Behati Prinsloo, Gigi Hadid, Emily Ratajkowski, Irina Shayk madje edhe Cindy Crawford, të cilat u zhveshën për të sfiluar dhe për t’i lënë të gjithë pa fjalë.

Pjesë e sfilatës ishin edhe vajza e Madonnës, Lourdes “Lola”, këngëtari Troye Sivan dhe aktoret Sabrina Carpenter dhe Vanessa Hudgens që gjithashtu treguan aftësitë e tyre.

Dhe vetë bukuroshja miliardere ishte pjesë e shfaqjes, e veshur me një body të kuq me printe të lëkurës së gjarprit. Ja se si ishin veshur disa nga të famshmit që morën pjesë:

Rihanna

Gigi Hadid

Cindy Crawford

 Emily Ratajkowski

Vanessa Hudgens

Irina Shayk

Normani

Lola Leon

Sabrina Carpenter

Troye Siva

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore