Aplikacione

Sfida e platformave me dezinformimet mbi vaksinën


Një ligjvënës amerikan ka nxitur platformat Facebook, Twitter dhe Google për të ndaluar përdoruesit që përhapin dezinformomë lidhur e vaksinat COVID-19.

Agjencia e lajmeve, BBC, zbulon se përfaqësuesi i quajtur Mike Doyle ka drejtuar thirrje për të hequr llogaritë e përdoruesve gjatë sesionit të kongresit amerikan mbi mënyrën se si tre platformat trajtojnë lajmet e rreme.

Përfaqësuesi ka sfiduar hapur Mark Zuckerberg-un, Jack Dorsey-n dhe Sundar Pinchai-n duke kërkuar zhvendosjen e menjëhershme të një “duzine” njerëzish nga platformat e tyre.

Mirëpo, deri më tani askush nuk i është përgjigjur kësaj sfide.

Për sa i përket platformës Facebook, ka bërë me dije se po e shqyrton çështjen për të parë nëse llogaritë e përdoruesve të tij shkelin standardet e komunitetit.

Nga ana tjetër, Twitter-i dhe Google-i, nuk i janë përgjigjur kërkesës specifike për të hequr nga platforma llogaritë e përdoruesve.

BBC tregon se Qendra për Luftimin e Urrejtjes Digjitale (CCDH) ka analizuar më shumë se 812 mijë postime në Facebook dhe Twitter, të cilat kishin të bënin me vaksinat dhe ka zbuluar se 65% e tyre ishin anti-vaksinë, çka u quajt edhe “duzina e dezinformimit”.

Në raport thuhej se “aktivistët e anti-vaksinës në Facebook, YouTube, Instagram dhe Twitter, arrijnë më shumë se 59 milionë ndjekës duke i bërë këto platforma më të mëdha dhe më të rëndësishme të mediave sociale mbrojtësit anti-vaksinë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore