Sport

Sevilla rinovon deri në vitin 2027 me Joan Jordan


Joan Jordan ka rinovuar kontratën me Sevilla-n edhe për pesë vite tjera.

Futbollisti i cili iu bashkua andaluzëve dy vite e gjysëm më parë nga Eibar, do të qëndrojë në “Sanchez Pizjuan” të paktën edhe për pesë vite tjera.

Gjatë mëngjesit të sotëm, ai ka arritur marrëveshjen me klubin – duke zgjatur një marrëdhënie tejet të lumtur.

Jordan konsiderohet si shtyllë e skuadrës, dhe është i paprekshëm për trajnerin spanjoll Julen Lopetegui.

Që nga ardhja e tij në Andaluzi, asnjë futbollist nuk ka luajtur më shumë ndeshje se ai.

Jordan ka 129 paraqitje në total me Sevilla-n, nga të cilat 32 vetëm këtë sezon.

Pra, gjatë këtij sezoni, Jordan ka luajtur secilën ndeshje me klubin e tij.

Joan Jordan është vetëm një nga lista e rinovimeve të andaluzëve, pas Diego Carlos dhe Ocampos.

Skuadra që ndodhet në vendin e dytë në La Liga, në luftë serioze për titull, synon që të mbyllë rinovimet tjera së shpejti.

Synim ata i kanë Rafa Mir dhe portierin Bonnou, për të krijuar një skuadër që do të jetë gjithnjë konkurruese për titujt më të rëndësishëm në Spanjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore