Lajme

Serwer për diskutimet në Senat: Pyetjet ishin me vend, përgjigjjet jo


Profesori i Universitetit John Hopkins dhe vëzhguesi i hershëm i zhvillimeve në Ballkan, Daniel Serwer, ka komentuar seancën dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme të Senatit Amerikan, ku raportuan këshilltari i lartë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, dhe i dërguari ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Serwer tha se Chollet dhe Escobar u njoftuan me faktin se senatorët amerikanë kishin vërtetë njohuri për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Marrja në pyetje ishte me vend dhe nganjëherë prerëse. Përgjigjet ishin më pak të tilla”, ishte komenti i Serwer-it për diskutemet që ndodhën në Senatin Amerikan.

Sa i përket diuskutimeve për dialogun Kosovë-Serbi, Serwer pohoi se Escobar në fjalën e tij pretendoi se marrëveshjet e shkurtit dhe marsit për normalizimin janë ligjërisht të detyrueshme dhe po zbatohen, “por kur u përball me shembuj të refuzimit të Presidentit (Aleksandër) Vuçiç për të zbatuar dispozita specifike, ai dhe Chollet u tërhoqën në të dyja palët”.

“Kjo ishte edhe përgjigja e tyre për korrupsionin edhe në Beograd. ‘Ne e gjejmë atë kudo në Ballkan’. Në kujtimet e fundit, nuk mund të përmend një zyrtar amerikan që i është referuar në mënyrë eksplicite manifestimeve të shumta dhe të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Serbi”, shtoi ai.

Ndërkaq, profesori amerikan theksoi se Chollet dhe Escobar ishin entuziastë për Asociacionin e propozuar të Komunave me Shumicë Serbe, “duke pretenduar se kjo do t’u mundësonte serbëve të integroheshin më shumë në Kosovë dhe do të duhej të ishte në përputhje me kushtetutën e Kosovës”.

“Ata e injoruan propozimin serb për Asociacionin, i cili synon pa mëdyshje të krijojë një entitet autonom serb, si Republika Srpska e Bosnjës, brenda Kosovës, të kompletuar me kompetenca ekzekutive”.

Gjithashtu, ai potencoi se diplomatët amerikanë të thirrur për të raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan “ishin entuziastë për nismën e Serbisë për Ballkanin e Hapur, me kusht që ajo të trajtojë të gjitha vendet pjesëmarrëse në mënyrë të barabartë”.

“Ata harruan të përmendin se Kosova nuk është ftuar as në Open Balkan sepse Beogradi nuk dëshiron ta trajtojë siç duhet në ftesë”, beson Serwer.

Ndërsa, profesori amerikan i cili është njohës i mirë i zhvillimeve në Ballkan tha se përderisa amerikanët po përpiqen ta tërheqin Serbinë “me të gjitha karotat që mund të mendojnë, Beogradi ka zgjedhur përfundimisht vitet e fundit të lëvizë drejt Moskës dhe Pekinit”.

“Nuk ka asnjë shenjë tjetër veç interesit retorik për anëtarësimin në BE. Progresi në procesin e anëtarësimit në BE është ndalur. Sistemi politik në Serbi është kthyer drejt autokracisë. Presidenti Vuçiç dhe miqtë e tij, të cilët përfshijnë pothuajse të gjithë peizazhin mediatik në Serbi, gojën ambicie për të rimarrë Kosovën (ose një pjesë të saj) dhe të përdorin sharjet më të këqija etnike të disponueshme kundër shqiptarëve. Në të vërtetë nuk ka asgjë të krahasueshme në Kosovë”, elaburoi ai.

“S’ka Asociacion si Republika Srpska”, çka u diskutua të enjten në Senatin Amerikan?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore