Sport

Serie A/ Lazio thellon krizën e Genoa-s


Lazio e Maurizio Sarri-t arriti të triumfonte me shifrat 3-1 përballë Genoa-s në stadiumin “Olimpico” të Romës. Sfida ngriti siparin e javës së 18 në Serie A.

Të besuarit e Sarri-t rikthehen te fitorja pas humbjes me Sassuolo-n në javën e 17 të kampionatit. Në krahun tjetër, për të besuarit e Anrdyi Shevchenko-s nuk ka dritë në fund të tunelit, që shkojnë në 15 ndeshje rresht pa fitore këtë sezon.

Goli i parë i takimit u shënua në minutën e 36 nga spanjolli Pedro. Veterani dërgoi në rrjetë topin e dhuruar nga Felipe Aderson-i dhe vulosi shifrat në 1-0 për pjesën e parë.

Në pjesën e dytë, në 15 minutat e fundit të takimit do të shënoheshin tre gola. Fillimisht janë lacialët që shënojnë dy herë.

Në të 75 minutë shënon mbrojtësi, Francesco Acerbi dhe në 81 minutë shënon Mattia Zaccagni. Luis Alberto dhuroi dy asiste. Goli i nderit për miqtë u shënua në minutën e 86, me autor Filippo Melegoni-n.

Lazio me fitoren e arritur shkon në kuotën e 18 pikëve në vendin e tetë në Serie A. Genoa qëndron në kuotën e 10 pikëve, në vendin e parafundit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore