Sport

Serie A: Inter synon të ruajë ecurinë pozitive, Sassuolo pengesa e radhës


Inter do të zbresë në fushë mbrëmjen e kësaj të mërkure për t’u përballur me Sassuolo-n për llogari të javës së gjashtë në Serie A. Ndeshja do të luhet në “Giuseppe Meazza”, duke filluar nga ora 20:45.

Zikaltrit janë skuadra e vetme në Serie A që nuk kanë pësuar humbje në pesë javët e para të kampionatit. Në krahun tjetër, Sassuolo vjen pas një fitoreje të madhe 4-2 ndaj Juventus-it.

Sassuolo ka fituar tetë nga 20 ndeshjet kundër Inter-it në Serie A, vetëm kundër Verona-s (nëntë) ata kanë arritur më shumë suksese në turne.

Inter-i ka fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit kundër Sassuolo-s në ligë, aq sa fitoi në 14 ndeshjet e mëparshme kundër tyre në Serie A.

Balancë e shkëlqyer në 10 ndeshjet në “Meazza” mes Inter-it dhe Sassuolo-s, me katër fitore për secilën palë dhe dy barazime.

Dy nga tre humbjet më të këqija të Sassuolo-s në Serie A erdhën kundër Inter-it: 0-7 në 22 shtator 2013 dhe 14 shtator 2014, si dhe tjetra 0-7 erdhi kundër Juventus-it (4 shkurt 2018).

Inter-i mund të fitojë të gjitha gjashtë ndeshjet e para të sezonit në Serie A për herë të tretë në historinë e tyre, pas 2019-20 me Antonio Conte dhe 1966-67 me Helenio Herrera si trajner.

Zikaltrit nuk kanë barazuar asnjë nga 26 ndeshjet e fundit në shtëpi në ligë, duke fituar të gjitha gjashtë ndeshjet më të fundit. Barazimi i fundit i tyre në shtëpi në Serie A daton më 19 mars 2022 (1-1 kundër Fiorentina-s).

Sassuolo ka humbur gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit jashtë. Në përgjithësi, që nga fillimi i sezonit të kaluar, ata kanë qenë skuadra që ka pësuar më së shumti gola jashtë shtëpisë në Serie A (44 në 21 ndeshje), me vetëm Sampdoria (14) dhe Verona (13) që kanë humbur më shumë ndeshje jashtë shtëpisë. Sassuolo ka 12 humbje në turne në këtë periudhë.

Lautaro Martinez shënoi pesë gola kundër Sassuolo-s në Serie A, duke përfshirë shumëfishin e tij të parë në turne, një dygolësh më 20 tetor 2019. Vetëm kundër Cagliari-t (nëntë gola) ai bëri më mirë në turne. Sulmuesi argjentinas bëri debutimin e tij për Inter-in kundër Sassuolo-s (19 gusht 2018 në Serie A).

Andrea Pinamonti tashmë ka katër gola në këtë kampionat, vetëm një gol larg totalit që shënoi në të gjithë turneun e fundit të Serie A (pesë gola në 32 paraqitje). Sulmuesi, i cili debutoi me Inter-in në kampionatin më të lartë në shkurt 2017, krenohet me vetëm një gol në tetë paraqitje kundër zikaltërve në Serie A (në “Meazza”, më 6 maj 2022 me fanellën e Empoli-t).

Domenico Berardi shënoi shtatë gola kundër Inter-it në Serie A, ndër lojtarët aktivë askush nuk ka shënuar më shumë gola kundër tyre në turne (shtatë edhe për Antonio Candreva).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore