Lajme

Serbia ka ftuar rezervistët e saj për stërvitje


Rezervistët e ushtrisë serbe

Pjesëtarët e njësive të specializuara të mbrojtjes civile do të zhvillojnë stërvitje një dhe disa ditore nga Sektori për Situata Emergjente të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se rekrutët janë ftuar në këto aktivitete për nevojat e funksionimit të mbrojtjes civile me qëllim përgatitjen në kohë për zbatimin e masave të mbrojtjes civile në paqe, emergjencë dhe luftë.

“Qendrat e Ministrisë së Mbrojtjes për Vetëqeverisje Lokale thërrasin rekrutët për të rregulluar çështjet që kanë të bëjnë me orarin e luftës në njësitë e mbrojtjes civile dhe ftojnë pjesëtarët e njësive të mbrojtjes civile në trajnime njëditore dhe shumëditore – trajnime për mbrojtjen civile, bazuar në kërkesa nga Departamenti i Situatave Emergjente të MPB-së”, thuhet në njoftim të MMS-së.

Sipas të njëjtës deklaratë, është planifikuar thirrja e personave sipas një orari të caktuar nga MMS.

“Qendra e Ministrisë së Mbrojtjes në Çaçak nga data 18 mars 2022, Qendra e Ministrisë së Mbrojtjes Subotica më 9, 10 dhe 14. 03.2022, Qendra e Ministrisë së Mbrojtjes Sremska Mitrovicë më 16, 17, 21, 22, 23, 24 dhe 29.03.2022, Qendra e Ministrisë së Mbrojtjes në Novi Sadit më 30 dhe 31.03.2022, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore