Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 58 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 19 mijë e 214 raste të reja.
Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 39 mijë e 473 persona.
Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 3 mijë e 848 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 148 po trajtohen përmes respiratorit.
Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një ngritje të lartë të numrit të të infektuarve dhe se situata epidemike në vend është shumë e pafavorshme.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 13 mijë e 687 persona.
Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 697 mijë e 12 raste të infektimit.
Ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 0.81 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 1 shkurt 2022, në vend janë testuar gjithsej 8 milion e 171 mijë e 561 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti me partnerët e koalicionit: Zgjedhjet e parakohshme, nëse ka harmonizim të plotë të opozitës
-
6 familje kërcënojnë me vetëflijim ndaj shembjes së banesave të tyre në Thumanë-Kashar
-
Administrata e Biden planifikon dërgesë armësh prej 1 miliard dollarësh në Izrael
-
Takimi i shtatë për dinarin – “rasti i fundit” për një zgjidhje kompromisi