Lajme

Serbi: 40 persona të vdekur dhe 17 mijë e 674 raste të reja me COVID-19


Beograd

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë raportuar 40 persona që e kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19. Po ashtu, raportohet se janë regjistruar 17 mijë e 674 raste të reja.

Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar 35 mijë e 974 persona.

Aktualisht në spitale të shtetit serb janë të shtrirë 3 mijë e 301 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët 142 po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një ngritje të lartë të numrit të të infektuarve dhe se situata epidemike në vend është shumë e pafavorshme.

Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi kanë humbur jetën 13 mijë e 417 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 1 milion e 616 mijë e 584 raste të infektimit.

Ndërsa shkalla e vdekshmërisë është 0.83 për qind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 27 janar 2022, në vend janë testuar gjithsej 8 milion e 10 mijë e 329 persona.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore