Futboll

Senad Lulic pret pensionimin në fund të kontratës me Lazio-n


Senad Lulic, kapiteni i Lazio-s, mund të pensionohet teksa pret t’i skadojë kontrata në fund të sezonit. Ky lajm u bë publik nga Il Messagero.

Sipas Il Messaggero, 35 vjeçari nga Bosnia dhe Herzegovina, pasi kish ndërtuar marrëdhënie të mirë me familjen e bardhekaltërve të kryqytetit të Italisë (Roma), do t’ia hap rrugën veteranit lazial Stefan Radu – klubi synon të kontraktojë Radu-në si zëvendësues, pas largimit të Lucic.

Senad Lulic u transferua nga Young Boys i kategorisë së parë të futbollit Zviceran, në 1 korrik 2011.

Heroi i Kupës së Italisë 2013, është ende duke rimarrë shëndetin e plot pas një serie operacionesh në kyçet e këmbëve të kryera përgjatë 12 muajve të fundit. Lulic ka titulluar katër herë këtë sezon nën menaxhimin e Simone Inzaghi-t (traineri i Lazio-s).

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore