Lajme

Sëmundje misterioze në Sudanin e Jugut – OBSH dërgon task-forcë


Të paktën 89 viktima nga një sëmundje misterioze kanë angazhuar Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

OBSH-ja ka ngritur menjëherë një task-forcë nga frika e shpërndarjes.

Ministria e Shëndetësisë në Sudanin e Jugut ka raportuar një sëmundje të përhapur me shpejtësi në qytetin verior të Fangak-ut.

Shkencëtarët vendas nuk kanë qenë në gjendje ta identifikojnë.

Rajoni u godit kohët e fundit nga përmbytjet e rënda. Zyrtarët shëndetësorë janë ngarkuar me mbledhjen e mostrave për të ndihmuar në identifikimin e sëmundjes vdekjeprurëse.

Zyrtarët lokalë të shëndetësisë në Fangak thanë se mostrat fillestare nga të sëmurët kthyen rezultate negative për kolerën.

Sheila Baya, një zëdhënëse e OBSH-së, foli për BBC-në, duke thënë se ekipi i shkencëtarëve duhej të arrinte në Fangak me helikopter për shkak të përmbytjeve.

Ajo shtoi se grupi është në pritje të transportit për t’i kthyer në kryeqytet, Juba, të mërkurën.

Ministri vendas, Lam Tungwar Kueigwong, tha se përmbytjet e rënda kanë rritur përhapjen e sëmundjeve të tilla si malaria.

Nafta nga fushat në rajon kishte kontaminuar ujin, tha ai, duke çuar në ngordhjen e kafshëve shtëpiake.

Agjencitë humanitare paralajmëruan se situata po kërcënon të shkaktojë një shpërthim të sëmundjeve të shkaktuara nga uji dhe malaries.

Përmbytjet i kanë ndërprerë komunitetet të kenë akses në furnizimet me ushqime dhe mallra të tjera jetike.

Agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, tha se shkaku ishte ndryshimi i klimës.

Pothuajse e gjithë popullsia varet nga ndihma ushqimore ndërkombëtare.

Shumica e shërbimeve bazë si shëndetësia dhe arsimi në Sudanin e Jugut, ofrohen nga agjencitë dhe grupet e ndihmës të Kombeve të Bashkuara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore