Lajme

Selakoviç falënderon Vatikanin që s’e njeh Kosovën, thirret në vlera “gjithë-krishtere”


Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Nikolla Selakoviç, ka falënderuar Vatikanin për mos-njohjen e shtetit të Pavarur të Kosovës, duke u thirrur në kohezion dhe unitet të vlerave të krishtera.

Shefi i diplomacisë serbe i drejtohet Vatikanit si autoritet fetar, dhe thotë se “Serbia është trashëgimi e Evropës Krishtere”, ndonëse të gjitha shtetet evropiane funksionojnë mbi parimet sekulare të ndarjes së pushtetit politik nga ai fetar.

Por, meqë Serbia një nga armët më të fuqishme për shtrirjen e influencës së saj politike në rajon e ka pikërisht Kishën Ortodokse Serbe, Vatikanit i drejtohet me një fjali si “Pjesa jugore e provincës sonë serbe nuk është vetëm serbe por edhe trashëgimi e Evropës Krishtere”.

“Themelet Krishtere të Evropës nuk mund të ruhen pa ruajtur një kohezion dhe unitet së paku minimal të vlerave gjithë-krishtere”, ka deklarar Selakoviç

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore