Lajme

Sekretari britanik i Mbrojtjes: Zbythëm Carin Nikollë nga Krimea, ia bëjmë edhe sot Putinit “të shkalluar”


“Vladimir Putini ka shkalluar me çështjen e Ukrainës. E ka lënë veten pa shokë. E zbythëm Carin Nikollë nga Krimea në vitin 1853. Mund ta bëjmë të njëjtën gjë edhe sot”.

Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, nuk e ka përmbajtur as fantazinë, e aq më pak fjalorin, kur është pyetur për situatën aktuale në Ukrainë dhe konfliktin me Rusinë, pas njohjes së mëvehtësisë të rajoneve të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut, ku një shumicë ruse jeton në territorin ukrainas.

Sipas Wallace, Putini ka shkalluar tërësisht mbi këtë çështje. Ai këtu, i referohet edhe dërgimit të trupave paqeruajtëse ruse në dy rajonet separatiste.

Përtej kësaj, Putinin ai e ka quajtur një kundërshtar të ashpër, i cili duhet luftuar.

Teksa, për angazhim direkt ushtarak, nuk ka dhënë detaje.

Më parë, ishin amerikanët, ata të cilët theksuan se trupat amerikane, nuk do të angazhohen në luftime direkte në territorin ukrainas, ndaj forcave ruse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore