Lajme

Sanduloviç u arrestua sipas urdhrit tim, ai është tradhtar, thotë Vulin


Aleksandër Vulin

Ish-drejtori i shkarkuar i Agjencisë së Sigurimit dhe Inteligjencës serbe, e njohur ndryshe si BIA, Aleksandër Vulin, ka njoftuar se ish-kandidati për president të Serbisë, Nikolla Sanduloviç, është arrestuar nga ky institucion përmes një urdhri të lëshuar nga ai sa ishte në krye të këtij mekanizmi shtetëror.

“Sanduloviçin e kanë ndaluar sipas urdhrit tim, i cili ka mbetur në fuqi edhe pas dorëheqjes sime. Ai u ndalua me dyshimin për cenim të rendit kushtetues dhe duke punuar aktivisht për të mbështetur Kosovën”, ka thënë Vulin mediumin propagandistik serb, Novosti.

Sanduloviç, i cili dikur ka qenë bashkëpunëtor i ngushtë dhe shef i sigurimit të ish-kryeministrit serb, Zoran Gjinxhiç, të enjten u raportua se është rrahur brutalisht nga shërbimet sekrete serbe në ndërtesën e Agjencisë së Sigurimit dhe Inteligjencës (BIA).

Për Vulin është e qartë se të gjitha Agjencitë Inteligjente përfshirë edhe ato Perëndimore do të vepronin njëjtë sikur BIA, në rastin e Sanduloviç, meqë sipas tij, ky i fundit ka mbështetur “njeriun që ka vrarë serbë” duke aluduar në Komandantin Legjendar, Adem Jashari.

“Nëse një amerikan do të kishte vendosur një kurorë në varrin e Osama bin Ladenit, CIA do t’ia kishte hequr kokën, duke vendosur një kurorë në varrin e Adem Jasharit, Sanduloviç është ndaluar për tradhti”, ka shtuar ai.

Vulin ndër të tjera ka kërkuar nga falje serbëve që nuk mund të bëjë asgjë më shumë me këtë rast.

“Nuk e di se për cilët tradhtarë të tjerë janë aktiv urdhrat e mi për arrest. Shpresoj që urdhrat të mos jenë hequr”.

Shqetësim në Kosovë për gjendjen e Sanduloviç-it, heshtje në Serbi

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore