Gatimi

Sallatë pule me kos dhe kopër


Pamja finale
Përbërësit:

1 lugë çaji gjalpë

1 qepë e vogël e prerë në kubikë

2 thelpinj hudhër, të prera

1 gotë verë e bardhë, sipas dëshirës

1/2 kg mish të bardhë pule

2/3 filxhan kos me yndyrë të plotë

1/4 filxhan majonezë

1/2 filxhan kopër të freskët të grirë hollë

1 lugë çaji kripë, ose kripë për shije

Piper, për shije

Përgatitja:

Shkrini gjalpin në zjarr mesatar, në një tigan të thellë. Më pas kaurdisni qepën dhe hudhrën në verë (sipas dëshirës). Pas disa minutash shtoni pulën.

Mbi mishin e pulës vendosim ujë rreth 2 cm dhe ziejmë derisa të vlojë. Mbulojeni dhe ulni nxehtësinë, gatuajeni deri sa mishi të jetë bërë gati. Ftoheni mirë, më pas pulën e prisni në kubikë.

Hidhni kosin dhe majonezën dhe hidhni sipër pulën në një tas. Shtoni erëzat. Shtoni piper për shije. Mbajeni sallatën në frigorifer për një orë dhe shërbejeni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore