Shqipëria

Salianji-Braçe konfliktohen në Parlament, kalon në dhunë fizike


Një konflikt midis deputetit demokrat, Ervin Salianji, dhe atij socialist, Erion Braçe, thuajse është përshkallëzuar në konflikt fizik në seancën e 16 nëntorit.

Salianji, pasi ka ofenduar Braçen, ka rendur drejt tij në kërkim të konfrontimit fizik.

Gjatë fjalës së demokratit në foltore, ai po i adresohej çështjes së Rezart Taçit, ndërkohë që filloi të akuzonte ish-zëvendëskryeministrin e Shqipërisë, Braçe, se ai ishte pjesë e përgjimit në dosjen “Taçi”.

Ndaj kësaj, Braçe ka reaguar menjëherë, në replika nga vendi i tij në sallë.

Pas kësaj, Salianji e ka ofenduar duke e quajtur “kone” dhe debati është ashpërsuar.

Vetëm disa sekonda më pas, të dy deputetët kanë rendur ndaj njëri-tjetrit, në kërkim të konfrontimit fizik, por shërbimi i Gardës i ka ndaluar ata nga përleshja.

Menjëherë pas rinisjes së seancës plenare, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka thënë se ndaj deputetit Salianji është marrë masë disiplinore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore