Shqipëria

KPK shkarkon prokurorin e Elbasanit, Petref Asllani


Prokurori i Elbasanit, Petref Asllani, mësohet se është shkarkuar nga detyra këtë të martë të 14 majit.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Arsyeja e shkarkimit të tij nga detyra e prokurorit mësohet të jetë mungesa e plotësimit të kritereve, duke mos e kaluar vettingun.

Sakaq, prokurori Asllani u paraqit në sallë teksa u njoh me vendimin e shkarkimit nga KPK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore