Film

Sakrifica e aktorëve për rolin e radhës…


Shpesh harrojmë që edhe aktoret apo aktorët janë njerëz të zakonshëm. Këtë e pohojnë vetë ata, kur për hatër të profesionit u është dashur të bëjnë sakrifica.

Shpesh ata janë të detyruar të mbajnë dieta të rrepta ose të shtojnë peshë, dhe shpesh punojnë në kushte që nuk janë aspak komode.

Më poshtë kemi renditur disa shembuj ku aktorëve u është dashur të sakrifikojnë për rolin e tyre.

Blake Lively ,”The Shallows” (2016)

Aktores Blake Lively iu desh të vishej me bikini vetëm disa muaj pas lindjes, për të realizuar më së miri rolin e saj.

Në mënyrë që të kthehej në formë, ajo bënte stërvitje fizike për 13 orë në ditë. Duke parë sesi duket aktorja në film, mendojmë se ajo e arriti qëllimin e saj.

Rooney Mara “The Girl with the Dragon Tattoo” (2011)

Disa javë para fillimit të xhirimit të filmit, aktorja u zhvendos në Stokholm, në mënyrë që të merrte kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur me qytetin.

Në mënyrë që të hynte plotësisht në rol, Rooney Mara i leu flokët nga biondë në të zinj, bëri piercing dhe ndryshoi ngjyrën e vetullave.

 

Jennifer Lawrenc, “Winter’s Bone” (2010)

Meqenëse karakteri i saj ishte një vajzë e një qyteze që jeton një jetë shumë të varfër në një fermë, Jennifer Lawrence duhej të përshtatej sa më shpejt.

Për shembull, ajo zotëronte artin e prerjes së pemëve me sëpatë. Të gjithë mund ta dallojmë se sa mjeshtërisht mësoi ta bënte këtë në film.

Daniel Day-Lewis, “ The Last of the Mohicans” (1992)

Në mënyrë që të bëhej gati për rolin e Hawkeye, aktorit iu desh të punonte shumë: ai mësoi sesi të gjuante, të ndërtonte një kanoe, të përdorte një ‘tomahawk’ dhe të ringarkonte një pushkë gjuetie gjatë fluturimit.

Olivia Munn, “X-Men: Apocalypse” (2016)

Në mënyrë që të luante rolin e Psylocke, aktorja duhet të zotëronte artin e shpatës dhe shumë gjëra të tjera.

Pothuajse 6 muaj trajnim rraskapitës prodhuan rezultate të mrekullueshme – 95% e trukeve të treguara në film u bënë nga vetë Olivia Munn, pa modifikime.

Humbja e peshës u bë efekti anësor i një trajnimi kaq intensiv – aktorja rrëfeu se kishte humbur 12 kilogramë, por ajo nuk dëshironte vërtet këtë gjë.

Hilary Swank, ‘Million Dollar Baby” (2004)

Aktorja u vlerësua me Oskar për rolin e ‘Megi-t’.

Ajo do të stërvitej për tre muaj në boks dhe bënte ushtrime me pesha çdo ditë për disa orë. Falë punës së saj dhe dietës me proteina, Hilary Swank fitoi një masë të kosiderueshme muskulare.

Dustin Hoffman, “Marathon Man” (1976)

Në mënyrë që të ishte në formë për xhirimet, aktori do të vraponte jo më pak se 4 milje çdo ditë. Kur kishte skena ku personazhi merrte frymë dhe nuk kishte energji, ai duhet të vraponte rreth një gjysmë milje paraprakisht që të dukej më i natyrshëm në ekran.

Jared Leto, “Dallas Buyers Club” (2013)

Meqenëse ngjarja është e përqendruar në një çift që humb djalin e tyre, Aaron Eckhart para xhirimeve u bë pjesë e një grupi mbështetësish për prindërit që kishin përjetuar vdekjen e një fëmije, për të hyrë plotësisht në rolin e tij.

Kjo lëvizje ishte goxha e pashpirt, sepse aktorit iu desh të shtiret para njerëzve. Sidoqoftë, duket se ia vlente, sepse përfshirja e tij në këtë rol ishte e plotë.

Jamie Dornan, “The Fall” (2013)

Në këtë seri, Dornan luajti një kriminel. Për të hyrë në rol dhe për të kuptuar se si ndihet një person që ndjek të tjerët, aktori bëri një veprim jo të zakontë.

Në metro, ai i kushtoi vëmendje një vajze dhe e ndoqi vazhdimisht për disa blloqe, ndërsa analizonte ndjenjat e tij.

Sipas Dornan, kjo përvojë ishte njëkohësisht emocionuese dhe “e rrezikshme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore