Sport

Rybakina triumfon në finalen e Wimbledon kundër numrit tre të botës


Elena Rybakina fitoi finalen e Wimbledon për femra, duke fituar titullin e saj të parë Grand Slam dhe të parën për Kazakistanin.

Rybakina mundi numrin 3 të botës Ons Jabeur në tre sete në finale, duke ardhur nga një set poshtë për të fituar 3-6 6-2 6-2.

23-vjeçarja, duke u paraqitur në finalen e saj të parë të Grand Slam-it, filloi ngadalë por gradualisht gjeti ritmin dhe shërbimin e saj të fuqishëm për të kapërcyer Jabeur.

Rybakina, e cila ka lindur në Rusi, por ka përfaqësuar Kazakistanin që nga viti 2018, ishte finalistja më e re për femra në Wimbledon që nga viti 2011, kur Garbine Muguruza ishte 21 vjeç.

Por në fund të një takimi magjepsës, Rybakina triumfoi si kampione e Wimbledon.

“Unë nuk e kam pritur të jem as në javën e dytë të kampionatit, është e vërtetë. Dhe tash të jem fituese është thjesht e jashtëzakonshme. Nuk kam fjalë për ta përshkruar sa e lumtur jam”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore