Film

Ryan Gosling do të jetë Ken në filmin “Barbie”


Ryan Gosling

Është bërë e ditur se aktori Ryan Gosling do të luajë rolin e Ken në filmin “Barbie” që do të ketë premierën në verën e vitit të ardhshëm.

Kompania “Warner Brothers Pictures” postoi në Twitter foton e Gosling në karakterin e Kenit, të dashurit të Barbie-t, i cili shkaktoj shumë debate në internet.

Në foto 41, vjeçari shihet, gjysmë i zhveshur, i ngjyrosur portokalli dhe me flokë të bardhë.

Pamja e re e guximshme po shkakton shumë debate në internet – disa fansa e duan atë, ndërsa të tjerë nuk janë të sigurt se çfarë të mendojnë – dhe Gosling tashmë është krahasuar me të gjithë, nga Ellen DeGeneres dhe Freddie Prinze Jr e deri te Frankie Grande.

Kasti i “Barbie” përfshin aktorët: America Ferrera, Kate McKinnon, Issa Rae, Michael Cera, Dua Lipa dhe Simu Liu.

Ndërsa Margot Robbie luan personazhin kryesor në filmin e shumëpritur. Aktorja australiane nxori kabriolin e saj rozë për një xhirim në fotot e publikuara në prill të këtij viti.

Margot Robbie

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore