Lajme

Rusia përkujton ditën e pushtimit gjerman të Luftës së Dytë Botërore


Rusia, këtë të mërkurë të 22 qershorit, përkujton ditën kur forcat e Gjermanisë naziste pushtuan Bashkimin Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Sulmi i befasishëm i Gjermanisë, nën Operacionin Barbarossa, nisi më 22 qershor 1941.

“Dita e Kujtesës dhe Trishtimit” përkujtohet gjithashtu në Ukrainë dhe Bjellorusi, asokohe pjesë e Bashkimit Sovjetik, pasi sulmet kishin në shënjestër qytetet e Kievit, Moskës dhe Brest-it.

Por është e paqartë nëse Ukraina do ta përkujtojë këtë ditë si në të kaluarën.

Kurse Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar dokumente që datojnë që nga fillimi i luftës, duke treguar se Gjermania synonte të pretendonte se ushtria sovjetike po bombardonte kishat dhe varrezat për të justifikuar pushtimin.

“Ashtu si në ditët e sotme, në vitin 1941, nazistët përgatitën provokime paraprakisht për të diskredituar shtetin tonë”, ka deklaruar ministria ruse.

Marrë nga “Aljazeera”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore