Lajme

Rusia nuk do të ketë me kë të bisedojë, thotë Medvedev


Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Dmitry Medvedev beson se përfaqësuesit rusë deri në gusht “nuk do të kenë me kë të bisedojnë”.

Lajmi u bë i ditur nga ish-presidenti rus në kanalin e tij ‘Telegram’.

“Kryenegociatori nga Ukraina e konsideron të mundur rifillimin e bisedimeve me Rusinë nga fundi i gushtit. Është e mundur dhe kështu. Pyetja është nëse do të ketë diçka për të folur dhe me kë”, shprehet Medvedev.

Kreu i ekipit negociator ukrainas me Rusinë për luftën, David Arahamiya, deklaroi më herët se Ukraina mund të rifillojë bisedimet nga një pozicion i forcuar në fund të gushtit pas një sërë kundërsulmesh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore