Lajme

Rusia nis karvanin 27 kilometra drejt Kievit, por Ukraina shpërthen urat hyrëse


Imazhet e fundit nga sateliti i kompanisë Maxar tregon një pamje tmerruese të një karvani ushtarak rus 27 kilometra, i cili po drejtohet për nga kryeqyteti ukrainas, Kievi, me të gjitha pajisjet dhe municionet e nevojshme për të pushtuar.

Mirëpo, nga ana tjetër, sateliti tregon po ashtu se urat hyrëse drejt Kievit, janë shpërthyer nga Ushtria vendase.

Sipas pamjeve të sugjestionuara nga Maxar, janë qindra mjete të armatosura, tanke, artileri logjistike, pjesë e karvanit. Zonat e Irpinit dhe Stoyanka-s janë ato më pranë karvaneve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore