Lajme

Rusia i shkatërron vendet e NATO-s në një luftë bërthamore, thotë Rogozin


Kreu i agjencisë ruse të hapësirës Roscomos, Dmitry Rogozin ka pohuar se vendi i tij mund të shkatërrojë shpejt vendet e NATO-s nëse do të ndodhte një luftë bërthamore.

Rogozin e ndau mesazhin në rusisht në kanalin e tij Telegram të dielën, raporton Business Insider.

Zyrtari rus theksoi se shkatërrimi mund të ndodhë në 30 minuta, “por ne nuk duhet ta lejojmë atë, pasi pasojat e një shkëmbimi të sulmeve bërthamore do të ndikojnë në gjendjen e Tokës sonë”.

“NATO po bën luftë kundër nesh. Nuk e ka shpallur, por nuk ndryshon asgjë. Tani është e qartë për të gjithë”, shtoi ai në Telegram.

Në shkurt, presidenti rus Vladimir Putin vendosi forcat e parandalimit bërthamor të Rusisë në gatishmëri të lartë.

Kjo, mes sanksioneve gjithëpërfshirëse që SHBA dhe BE kanë marrë kundër saj.

Rogozin ka thënë më parë se Roscosmos do të largohej nga Stacioni Ndërkombëtar Hapësinor dhe se vendimi tashmë ishte afirmuar.

Ai kritikoi gjithashtu sanksionet ekonomike perëndimore të vendosura ndaj Rusisë.

Rogozin nënvizoi në mesazhin e tij në Telegram se lufta, të cilën Putin e quajti një “operacion special ushtarak”, kishte shkuar “shumë përtej kuptimit dhe gjeografisë së saj origjinale”.

Ai e quajti atë “një luftë për të vërtetën dhe të drejtën e Rusisë për të ekzistuar si një shtet i vetëm dhe i pavarur”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore