Aplikacione

Rusi/ YouTube dhe Google Play pezullojnë shërbimet e bazuara në pagesa


Dyqanet online të YouTube-it dhe Google Play-t po pezullojnë të gjitha shërbimet e bazuara në pagesa në Rusi, duke përfshirë edhe abonimet.

Masa vjen pasi sanksionet perëndimore kanë filluar të paraqesin sfida bankare në vend.

Kohët e fundit, Google-i dhe YouTube-i kanë ndaluar shitjen e reklamave në internet në Rusi pas pauzave të ngjashme nga Twitter-i dhe Snap-i.

Lëvizje të marra shkas nga pushtimi rus i Ukrainës.

“Si vazhdimësi, po e zgjerojmë këtë pauzë në të gjitha veçoritë tona të fitimit të parave për shikuesit në Rusi”, ka deklaruar YouTube-i.

Atje, kanalet e platformës do të jenë ende në gjendje të gjenerojnë të ardhura nga shikuesit jashtë Rusisë përmes reklamave dhe veçorive me pagesë.

Këto të fundit përfshijnë Super Chat-in dhe shitjet e mallrave.

Po ashtu edhe aplikacionet pa pagesë në Google Play mbeten të disponueshme në Rusi.

 

Marrë nga “Reuters”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore