Sport

Rudiger mbi interesimin e Bayern-it: Jam i nderuar


Antonio Rudiger, mbrojtësi i Chelsea-t dhe Kombëtares së Gjermanisë ka pranuar se ndihet “i nderuar” nga interesimi i Bayern Munich-ut për të.

Qendërmbrojtësi është në vitin e fundit të kontratës me blutë e Londrës. Pas tij janë vënë shumë skuadra si Bayern-i, Real Madrid-i, Juventus-i, apo dhe PSG-ja.

“Sigurishtë që jam i nderuar dhe kjo dëshmon se kam bërë gjerat e duhura. Por, nuk do të lejej që të shpërqëndrohem”, tha Rudiger-i në konferencë për shtyp gjatë grumbullimit me ekipin kombëtar.

“Unë kam një detyrim ndaj klubit tim që të performojë mirë. Duhet të dëshmoj veten në çdo ndeshje dhe të mos lejoj që të shpërqëndrohem nga thashethemet”.

“Ndihem mirë te Chelsea ku jam tani, kështu që më përshtatet”, shtoi më tej ish-lojtari i Roma-s.

Kontrata e Rudiger-it me Chelsea-n përfundon në verën e ardhshme dhe ende nuk ka bisedime mes palëve për rinovimin e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore