Sport

Ruben Dias rinovon kontratën deri në vitin 2027 me Manchester City-n


Mbrojtësi portugez Ruben Dias ka zgjatur kontratën me Manchester City-n deri në vitin 2027.

Portugezi Dias, 24 vjeç, iu bashkua Manchester City-t nga Benfica në një marrëveshje gjashtëvjeçare në shtator të vitit 2020 për rreth 65 milionë.

Ai ndihmoi Cityn të fitonte Premier League-n dhe Carabao Cup, dhe të arrinte në finalen e parë të Ligës së Kampionëve.

“Të luash për City i ka tejkaluar të gjitha pritjet e mia dhe është një kënaqësi absolute të jesh pjesë e një skuadre kaq të jashtëzakonshme,” tha Dias, i cili ka bërë 50 paraqitje për ekipin dhe u emërua mbrojtësi i sezonit në Ligën e Kampionëve për sezonin 2020-21.

“Të jesh pjesë e skuadrës që arriti aq shumë sezonin e kaluar ishte e pabesueshme dhe na bëri të gjithëve të uritur për të arritur edhe më shumë”.

“Tani thjesht dua të provoj dhe të luaj rolin tim për të na ndihmuar të jemi të suksesshëm këtë sezon dhe më gjerë”, shtoi Dias.

Ai gjithashtu falënderoi menaxherin Pep Guardiola që e ndihmoi atë të zhvillohej si lojtar dhe e motivoj gjithmonë të përmirësohet edhe më shumë.

Drejtori i futbollit Txiki Begiristain shtoi se “Ruben tashmë është dëshmuar të jetë një pjesë vitale e skuadrës sonë”.

“Kjo ju tregon gjithçka për cilësinë dhe rëndësinë e tij për klubin me këtë kontratë të re.

“Ai është gjithçka që ju dëshironi në një mbrojtës qendror dhe shumë më tepër dhe ai do të jetë një pjesë e madhe e përpjekjes sonë për t’i sjellë edhe më shumë sukses klubit gjatë viteve të ardhshme”, përfundoi Begiristain.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore