Shqipëria

Rruga e SHBA-së drejt Evropës kalon nga Italia?


“Sot kremtohet përvjetori i 160-ë i marrëdhënieve midis Italisë dhe SHBA-së. Nderojmë një miqësi të gjatë dhe të ngushtë midis dy vendeve tona”.

Ky është mesazhi i ambasadorit të Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, për 160-vjetorin e raporteve SHBA-Itali. Bucci ka bashkëngjitur në postim një foto të tijën me ambasadoren amerikane, Yuri Kim, dhe një tortë me flamujt e dy vendeve.

Një postim, të cilin ambasadorja Kim e ka shpërndarë në median e saj sociale.

Ditën e djeshme ndërkaq, dy kryediplomatët e dy vendeve, u takuan në Washington. Një takim që zgjati më shumë nga se ishte parashikuar – mbi një orë.

Sinjali nga ky takim, ishte i qartë: Administrata e SHBA-së po përqendrohet tek qeveria Draghi për dosje të rëndësishme si Libia, lufta kundër ndryshimit të klimës apo pandemia.

Sekretari i Shtetit Amerikan, Antony Blinken, ka fluturuar menjëherë më pas për në Bruksel. Një takim me aleatë të rëndësishëm e pret aty.

Një takim ku mendohet se do flitet për çështje si ajo e konfliktit Ukrainë-Rusi, Afganistanit apo edhe më gjerë.

Me përkimin e datës – një koicidencë e këndshme me përkimin e vizitës së Blinken-it në Bruksel – mund të kemi edhe shenja të një kërkese “të heshtur” amerikane.

Italia, mund të jetë korridori evropian i SHBA-së. Një korridor, i cili shihet si i domosdoshëm, pas cenimit të raporteve SHBA-BE nga ish-presidenti, Donald Trump.

Një korridor, i cili është më se i mundur, duke parë 16 dekadat e marrëdhënieve të mira SHBA-Itali.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore