Lajme

Rusi-Ukrainë: Rriten tensionet, Kremlini mbështet rebelët


Një zyrtar i lartë rus ka paralajmëruar se Moska mund të ndërhyjë për të ndihmuar rezidentët rusisht-folës në Ukrainë, nëse këta të fundit lëshojnë një sulm ndaj separatistëve të zonës.

Rebelët e mbështetur nga Rusia, janë përplasur me trupat ukrainase në lindje të vendit gjatë kësaj kohe. Gjithashtu Rusia ka vendosur forca të armatosura në kufi me Ukrainën.

Zyrtari i lartë rus, Dmitry Kozak, tha se “forcat ruse mund të ndërhyjnë për të ‘mbrojtur’ qytetarët”.  “Gjithçka varet nga përshkallëzimi i konfliktit”.

Ai po ashtu paralajmëroi se kjo mund të shënjojë “fillimin e fundit” për Ukrainën – “Do t’i japim jo një goditje në këmbë, por një grusht në fytyrë”.

SHBA-ja dhe Gjermania nga ana tjetër, kanë shprehur shqetësim të madh për rritjen e tensioneve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore