Shqipëria

Rriten rastet e dhunës në familje gjatë pandemisë


Rastet e dhunës në familje janë rritur ndjeshëm gjatë periudhës së pandemisë në Shqipëri.

Rastet e dhunës në familje janë rritur ndjeshëm gjatë periudhës së pandemisë në Shqipëri, ku raportohet se pandemia COVID-19 intensifikoi dhunën, edhe pse shërbimet mbështetëse u dobësuan dhe marrja e ndihmës u bë më e vështirë, bazuar në raportin e publikuar në mars të 2020 nga organizata e Kombeve të Bashkuara, UN Woman.

Në të gjithë botën po vihet re një rritje e dhunës dhe organizata UN Woman e ka quajtur këtë si “nje pandemi në hije”. Në Shqipëri është vënë re se janë raportuar 141 raste dhune më pak krahasuar me muajin mars 2019.

Marsela Allmuca, menaxhere projektit në Strehëzën për Gra dhe Vajza në Tiranë, shprehet që nuk ka marrë asnjë kërkesë nga individë apo institucione për të akomoduar të mbijetura nga dhuna në familje. Sipas saj:

“Kjo ripohon atë që është thënë shpesh që gratë në Shqipëri durojnë shumë dhe dhunën e raportojnë vetëm në një fazë ekstreme, dhe në një kohë të vështirë si kjo, bëhet dhe më pak e dukshme kjo pjesë”.

Në vitin 2020 COVID-19 preku jetën tonë në çdo lloj forme. Vendet në të gjithë botën kaluan në bllokim dhe lëvizje të kufizuar, për të shmandur përhapjen e virusit.

Ndërkohë që bota po kalon një periudhë të vështirë socio-ekonomike, diferencat dhe pabarazitë ekzistuese po thellohen edhe më shumë, dhe gratë janë më të prekura ndaj këtij fenomeni.

Si pasojë e virusit, duke qenë se vendi kaloi në izolim, bëri që shumë njerëz kryesisht gratë të humbisnin vendin e punës, dhe kjo solli një lloj frustrimi dhe dhunë në familje. Duke mos siguar gjërat bazike për jetesë, kjo shkaktoj që gratë viktima të dhunës, t’a kishin të pamundur të linin një marrëdhënie të dhunshme.

Situata e vështirë nga COVID-19 ka bërë që rrjedha e jetës të ndryshojë në një masë të madhe dhe të dukshme. Izolimi ka bërë që dhuna të rritet dhe denoncimet të ulen, për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po prek familjet në të gjithë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore