Lajme

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus, katër të vdekur


Një aeroplan mallrash ushtarak Ilyushin Il-76 u rrëzua dhe mori flakë të premten e 24 qershorit.

Kjo, teksa ulej pranë qytetit perëndimor të Rusisë, Ryazan.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia ruse RIA, duke cituar autoritetet lokale.

Incidenti pasoi me vrasjen e katër personave në bord, nga nëntë gjithsej që po fluturonin.

Pesë persona u shtruan në spital me lëndime, sqaroi RIA.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi Ministrinë ruse të Mbrojtjes të thoshte se avioni kishte pësuar një mosfunksionim të motorit gjatë një fluturimi stërvitor.

Ministria ruse nuk dha detaje për vdekjet e ekuipazhit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore